×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Vetëvendosje shpresojnë se Coronavirusi mund ta shpëtojë rrëzimin e Qeverisë Kurti

    Reporteri
    20 Mars 2020 | 17:36

    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha Kollçaku që me profesion është epidemiologe ka deklaruar se nuk ka kushte për mbajtje të seancës, pak pasi që LDK’ja dorëzoi nënshkrimet për mocionin


    Kollcaku ka shkruar në Facebook se nuk ka kushte për mbajtje të seance e aq më pak për debat parlamentar.

    Ajo thotë se duhet të pret seanca deri në pezullimin e gjendjen emergjente.

    “Shto kësaj rreth 150 komplete uniformash e maskash specifike mbrojtëse, e që sot janë më se të nevojshme për punëtorët shëndetësorë. Mirëpo edhe me marrje të të gjitha masave, NUK KA KUSHTE PËR DEBAT! E kemi një Qeveri të përgjegjshme, ta lejojmë të veprojë. Të gjitha të tjerat mund të presin deri në pezullimin e gjendjes emergjente. Mos po doni me rrëshqit në diktaturë”, ka shkruar ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!