Pronarët e disa bizneseve të gastronomisë vendosën t’i rrisin çmimet e produkteve.
Në njërën prej komunave, në Vushtrri pronarët e bizneseve e arsyetuan vendimin e tyre pasi, sipas tyre edhe produktet që përdorin janë shtrenjtuar.
Mirëpo më këtë vendim nuk po pajtohen “Shoqata Konsumatori”.
Selatin Kaqaniku, kryetar i kësaj shoqate thotë se kjo gjë është e jashtëligjshëm dhe bëri thirrje për reflektim.
“Siç duket ky verdikt është ndërmarrë në mënyrë separatë vetëm për Prishtinën, por ai vendim është për krejt Kosovën. Marrëveshja ka qenë e tepërt dhe e pa arsyeshme, ata duhet ta bëjnë të kundërtën ti ulin çmimet në mënyrë që ti joshin konsumatorët. Ata kanë bërë gabim të dyfisht”, ka thënë Kaqaniku.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.