×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Zurich do të organizohet edicioni i 6-të i ngjarjes filantropike “Shpëto Jetë”

    Reporteri
    16 Maj 2024 | 19:39

    Aksioni për Nëna dhe Fëmijë, do të organizojë edicionin e 6-të të mbrëmjes filantropike në Zurich të Zvicrës.

    Nëpërmjet një njoftimi u bëhet thirrje njerëzve vullnetmirë që të ndihmojnë për  të siguruar pajisje mjekësore esenciale dhe  kushte më të mira profesionistëve shëndetësor, në mënyrë që prindërit mos të kenë më nevojë për trajtim jashtë vendit për foshnjet e tyre.

    Të bashkohemi për të bërë ndryshim pozitiv në jetën e nënave dhe fëmijëve në Kosovë. Duke e parë nevojën e madhe për t’iu dalë në ndihmë nënavedhe fëmijëve në Kosovë. Aksioni për Nëna dhe Fëmijë, do të organizojë edicionin e 6-të të mbrëmjes filantropike në Zurich. Me kontributin tuaj, ne do të sigurojmë pajisje mjekësore esenciale dhe rrjedhimisht kushte më të mira profesionistëve shëndetësor që prindërit mos të kenë më nevojë për trajtim jashtë vendit për foshnjet e tyre. Bashkohu në këtë ngjarje të mbledhjes së fondeve “Save a Life” më 24 Maj 2024, nga ora 19:30 në Marriott Hotel, adresa Neumühlequai 42, 8006 Zürich, Schweiz.”, thuhet në njoftimin e Action for Mothers.

    Në njoftimin e tyre thuhet se kjo ndihmë do të ndikojë drejtëpërdrejtë në jetën e foshnjave të lindura para kohe dhe familjeve të tyre.

    Biletën mund ta siguroni biletën në link:

    https://eventfrog.ch/de/p/diverses/save-a-life-edicioni-i-6-te-i-ngjarjes-filantropike-7195735223618710941.html

    www.amchealth.org

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!