×
  • Lajme
  • Lajme / "Paketa ligjore"

    Negociatat me Kurtin, Limaj thotë se kërkoi edhe uljen e pragut zgjedhor në 2%

    Reporteri
    26 Maj 2025 | 22:09

    Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se në negociatat me kreun e VV’së, Albin Kurtin, kanë kërkuar edhe uljen e pragut zgjedhor nga 5% në 2%, shkruan Reporteri.net.

    Limaj tha se çështja e pragut dhe të tjera janë pjesë e “paketës ligjore” që ia ka paraqitur Kurtit.

    “Ne kemi kërku uljen e pragut në reform zgjedhore. Unë kam kërkuar 2 përqind”, ka deklaruar Limaj në T7.

    Ai tha se Kurti ka kërkuar kohë për këtë çështje.

    “z.Kurti ka kërku kohë për këtë çështje. Kjo nuk prek në të drejtat e rezervuara të komunitetve. Ky ligj  shkon me shumicë të thjeshtë”, sqaroi Limaj./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!