Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Josep Borel nesër në Ohër do të mbajë një takim të nivelit të lartë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, ku pretendohet të arrihet marrëveshja në mes të dy vendeve.
Pjesëmarrja është konfirmuar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar EEAS.
Dialogu do të fillojë në orën 10 me ardhjen e pjesëmarrësve.
Përfaqësuesi i Lartë, me mbështetjen e Përfaqësuesit Special të BE-së, Miroslav Lajçak, fillimisht do të zhvillojë takime të ndara dypalëshe me liderët njëri pas tjetrit, të cilat do të pasohen nga një takim i përbashkët trepalësh – thuhet në njoftim, raporton Gazeta Online Reporteri.net.
Tutje, bëhet e ditur se takimi do të fokusohet në finalizimin e Aneksit për zbatimin e Marrëveshjes së BE-së për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.