Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme në Prizren janë arrestuar dy shtetase të huaja në Kosovë, pas një zënke që kishin mes vete.
Sipas policisë, të dyshuarat nën ndikimin e alkoolit kishin filluar të rrahen mes vete.
Një person me shtetësi të huaj ka hasur të dyshuarat duke u konfrontuar fizikisht edhe ka tentuar që t’i ndajë, me ç’rast ka pësuar lëndime të lehta.
Lëndime të lehta ka pësuar edhe njëra prej të dyshuarave, të cilët kanë marrë tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit kujdestar dy të dyshuarat janë dërguar në mbajtje. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.