×
  • Lajme
  • Lajme

    Nën patronatin e Osmanit mbahet manifestimi “Ecja e Tetorit Rozë” në sheshin e Prishtinës

    Reporteri
    24 Tetor 2024 | 10:13

    Nën patronatin e presidentes Vjosa Osmani, sot do të mbahet manifestimi tradicional “Ecja Simbolike” e Tetorit rozë, në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë.

    Përmes një komunikate për media, thuhet se me këtë ECJE, kanë për synim ndërgjegjësimin dhe mbështetjen ndaj grave që përballen me kancerin e gjirit, raporton gazeta online Reporteri.net.

    “Ju ftojmë që të na bashkoheni në Manifestimin Tradicional “ECJA Simbolike”, një aktivitet që zhvillohet prej 18 vitesh nga QKLKGJ JETA/VITA. Ku manifestim mbahet nën patronatin e Presidentes. Osmani Sadriu, me qëllim të ndërgjegjësimit dhe mbështetjes se grave që po përballen me këtë sëmundje. Le të bashkohemi të gjithë për të treguar solidaritet dhe për të përçuar mesazhin e rëndësishëm të parandalimit dhe mbështetjes. Në këtë ECJE, do të perçojmë forcën dhe guximin e atyre që luftojnë çdo ditë dhe do të japim një mesazh të qartë: së bashku jemi më të fortë!”, thuhet në komunikatë.

    Në Kosovë çdo vit regjistrohen rreth 300 gra të prekura nga kanceri i gjirit.

    Tetori shënon muajin e ndërgjegjësimit kundër kësaj sëmundjeje e cila rrezikon çdo të tetën grua gjatë jetës së saj. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!