Për më shumë se tri orë, Hashim Thaçi ka qëndruar në QKUK ku ka të shtrirë babain, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Me të marrë vesh për vizitën e tij, u rrit numri i qytetarëve të mbledhur në oborrin e QKUK-së.
Kur doli, filluan të gjithë me thirrjet “Thaçi-Thaçi” dhe “UÇK-UÇK”, e të cilët ish-presidenti i përshëndeti me dorë.
Ish presidenti qëndroi në QKUK për më shumë se tri orë. Ndërkohë që po qëndronte brenda te babai i tij, forca të shumta të EULEX-it dhe Policisë së Kosovës u panë në oborrin e QKUK-së.
Vizita e tij në Kosovë vie pas një kohe të gjatë që i ishin refuzuar kërkesat nga Dhomat e Specializuara në Hagë.
Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara, Michael Doyl tha për Reporteri.net se Thaçi u lejua për vizitë në Kosovë për shkak të arsyes bindëse humanitare.
“Për arsye humanitare bindëse, Trupi Gjykues dhe Gjykatësja e Procedurës Paraprake kanë udhëzuar Zyrën Administrative që të menaxhojë një vizitë nën mbikqyrje në Kosovë të Hashim Thaçit për ta takuar babain e tij. I akuzuari mbetet në paraburgim të Dhomave të Specializuara”, tha zëdhënësi Michael Doyle për Reporteri.net.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.