Në sallën “1 Tetori” në Prishtinë ka filluar numërimi i votave të kandidatëve për deputetë, nën vëzhgimin e kamerave, shkruan Reporteri.net.
Fillimi i numërimit ishte paraparë të bëhej në orën 16:00, mirëpo u vonua për 1 orë.
Gjatë këtij procesi do të bëhet edhe verifikimi i rezultateve të partive politike.
Në zgjedhjet e 9 shkurtit garuan 1.280 kandidatë nga 28 subjekte politike për t’u zgjedhur në Kuvendin me 120 ulëse.
Sipas rezultateve të fundit të publikuara, Lëvizja Vetëvendosje renditet e para me 40.83 për qind apo 339 mijë e 350 vota, PDK e dyta me 22.15 përqind apo 184 mijë e 87 vota, LDK e treta me 17.59 për qind apo 146 mijë e 241 vota dhe AAK e katërta me 7.47 për qind apo 62 mijë e 66 vota.
Këto rezultate janë preliminare dhe nuk përfshijnë votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe votat jashtë Kosovës.
Bazuar në këto rezultate, VV pritet t’i ketë 47 deputetë, PDK 25 deputetë, LDK 20 deputetë dhe AAK 8 deputetë./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.