×
  • Lajme
  • Lajme

    Nëna e Arban Abrashit e mohon se kur foli për tradhëti, e kishte fjalën për Vjosa Osmanin

    Reporteri
    08 Prill 2020 | 15:50

    Nëna e deputetit të LDK’së, Arban Abrashi, Preveza, e mohon se e kishte fjalën për Vjosa Osmanin, kur kishte postuar një status në profilin e saj në Facebook, ku thoshte: Njëherë tradhëtare, gjithmonë tradhëtare.


    Mbrëmë në gjatë një interviste në KTV, nënkryetarja e LDK’së, Vjosa Osmani drejtoi kritika të ashpra ndaj partisë së saj, dhe kjo nxiti shumë debat në rrjetet sociale. Në mesin e atyre që reaguan në Facebook, gjatë kësaj kohe, ishte edhe Preveza Abrashi, nëna e Arbanit, deputet në LDK. Ajo kishte shkruar: Njëherë tradhëtare, gjithmonë tradhëtare.

    Duke e lidhur kohën, debatin që po zhvillohej gjithandej, e edhe gjininë femërore që e specifikonte fjalia e shkruar nga ajo, dhe jo gjinia asnjëjëse siç përdoret zakonisht për thënie pa adresë të caktuar, Reporteri.net, raportoi se ajo me këtë thënie po i referohej kryekuvendares Osmani.

    Mirëpo, pasi ky reagim i saj filloi të komentohej shumë, ajo e ka fshirë thënien, dhe më vonë ka reaguar përmes një statusi tjetër, në Facebook, duke e mohuar se e kishte fjalën për bashkëpartiaken e djalit të saj.

    Reporteri.net, për korrektësi, e publikon edhe demantimin që ajo i bën lajmit lidhur me thënien e saj ku fliste për tradhëti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!