×
  • Lajme
  • Lajme / Video

    Nëna e Leotrimit: Djali im paska qenë i krejt shqiptarëve

    Reporteri
    18 Qershor 2024 | 22:11

    Sot në 25-vjetorin e Ditës së Çlirimit të Skenderajt, është përuruar skulptura e Leotrim Ahmetit, 7-vjeçarit të vrarë gjatë luftës në Kosovë.

    Shukrie Ahmeti, nëna e Leotrimit të ndjerë tha për RTK-në se është e lumtur për skulpturën e dedikuar për djalin e saj të ndjerë dhe se kjo është vepër që e ka nderuar atë.

    “Po ndjehem mirë se djali jem kishte qenë i krejt shqiptarëve. Faleminderit atij që është kujtu për me rregullu këtë përmendore, më kanë nderu e më kanë gëzu”, tha nëna Shukrie.

    “Zoti e kishte bërë për vete” – Përurohet shtatorja e Leotrimit

    Leotrim Ahmeti është njëri nga fëmijët shqiptarë që u vra nga forcat serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë. Ai ishte 7-vjeçar dhe ndërroi jetë me 11 shtator 1998 në spitalin ushtarak në Gradicë të Drenasit, ku edhe u varros.

    Skulptori i kësaj vepre është Sabri Berhamaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!