×
  • Lajme
  • Lajme

    Nëna kosovare lind në spitalin e Prizrenit, thotë se mjekët ia lënduan beben

    Reporteri
    07 Nëntor 2019 | 13:21

    Një grua nga Prizreni ka raportuar në polici se pas lindjes së fëmijës në repartin e Gjinekologjisë, nuk është trajtuar mirë nga stafi mjekësor.


    Gruaja ka lindur pasditen e së dielës në spitalin e Prizrenit, ndërkaq rastin në polici e ka paraqitur të mërkurën e 6 nëntorit.

    Sipas raportit të policisë, ankuesja ka bërë të ditur se dyshon se fëmija i saj i sapolindur gjatë lindjes ka pësuar lëndime trupore.

    “Më 06.11.2019 ankuesja femër K/Shqiptare ka raportuar, se me datën e cekur në Repartin e Gjinekologjisë kishte lindur fëmijën e gjinisë femërore, dhe gjatë kësaj kohe nuk ishte trajtuar si duhet, dhe po ashtu dyshon se fëmija i saj (e porsalindura) gjatë lindjes ka pësuar lëndime trupore”, theksohet në raportin e policisë.

    Bëhet e ditur se lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa rasti është duke u hetuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!