Një grua në Fushë-Kosovë, është arrestuar dje nga Policia e Kosovës nën dyshimet se e ka lënë të vetëm fëmijën e saj në banesë, me tendencën për ta braktisur, shkruan Reporteri.net.
Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh, njofton se e njëjta është dërguar në mbajtje.
Ndërkaq, sipas policisë, fëmija është dërguar te një familjar i tij.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, nën dyshimin, se e njëjta dyshohet se ka braktisur fëmijën e saj duke e lënë vetëm në banesë. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje, ndërsa fëmija në bashkëpunim me Qendrën për Pune Sociale është dërguar tek një familjar i tij”, thuhet në raport.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.