×
  • Lajme
  • Lajme

    Nëna nga Gjilani raporton se u sulmua fizikisht nga dy djemtë e saj

    Reporteri
    18 Mars 2023 | 8:53

    Një grua nga Gjilani ka raportuar në Polici se është sulmuar fizikisht nga dy djemtë e saj.

    Përmes raportit 24 orësh, Policia ka njoftuar se të dyshuarit janë arrestuar dhe se janë dërguar në mbajtje.

    “Gjilan 17.03.2023-18:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se dy djemtë e saj të dyshuarit meshkuj kosovarë, e kanë sulmuar fizikisht dhe shkaktuar shqetësime psikologjike. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!