Nëna dyshon se një qendër trajtimi ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së saj me Sindrom Down.
Një 6 vjeçare nga Lipjani, e diagnostikuar me Sindromin Down po dyshohet se është keqtrajtuar fizikisht nga një qendër.Nëna e saj Lumturije Mehmeti po akuzon një qendër në të cilën vajza e saj kishte marrë trajtim se e keqtrajtuan fizikisht.
Ajo thotë se për këtë filloi të dyshojë kur në trupin e vajzës panë shenja dhune.
Mehmeti tregon se ka vite që e ka dërguar vajzën për trajtim aty, por dyshimet u shtuan kur në këtë qendër pati ndryshim të stafit.
Por nëna e 6 vjeçare thotë se u konfrontua verbalisht me stafin dhe menaxhmentin e qendrës Smile, të cilët sipas saj më vonë edhe e kërcënuan.
Këto akuza, po i hedhin poshtë nga Qendra.Prapa kamerës, nga ky institucion i thanë televizionit se janë vet ata që rastin e kanë denoncuar në polici pasi që zonja në fjalë ka thyer rregullat e qendrës dhe se me të janë duke u marrë organet kompetente.Aktualisht me këtë rast po merren organet e rendit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.