Një nënë bashkë me djalin e saj janë goditur nga një veturë sot në lagjen Veternik të Prishtinës, të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
Sipas mjekut kujdestar, Naser Syla, gjendja e nënës është më e rëndë, ndërsa fëmija nuk ka lëndime të mëdha.
Sipas Sylës të lënduarit vijnë nga komuna e Drenasit.
“Është një grua e Drenasit së bashku me djalin e saj që i ka goditur vetura. Gruaja është në gjendje më të rëndë shëndetësore, ndërsa fëmija është në gjendje stabile dhe nuk ka lëndime të mëdha”, tha Syla për Express.
Për këtë rast ka dhënë detaje edhe Policia e Kosovës, teksa kanë thënë se po merren me shkaqet që çuan deri te ky aksident.
“Ju njoftojmë se sot me datë 03.05.2021 rreht orës 11:30 në Veternik ka ndodhur një aksident trafiku ku dyshohet se janë përfshirë dy këmbësor.
Njësia policore ka dalur në vendin e ngjarjes për të trajtuar rastin në aspektin policor, përderisa mjekët janë duke trajtuar personat e lënduar”, ka thënë Policia.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.