Nënkolonel Ervin Buzi, komandant i skuadronit të dytë operacional “Black Hawk” dhe pjesëtar i Forcave të Armatosura të Shqipërisë që prej vitit 2002, shpjegon aftësitë e helikopterëve të rinj Black Hawk UH-60 të Shqipërisë.
Në një video të publikuar nga ambasada e SHBA-ve në Tiranë, Buzi shprehet se, dëshira e tij ka qenë për t’u bërë ushtarak dhe ka aplikuar në Akademinë e Forcave të Armatosura, ku u prezantua me degët që mund të zgjidhte dhe ai zgjodhi të jetë pilot.
Ai tha se helikopterët mbulojnë të gjithë territorin e Shqipërisë.
Sipas tij, këto helikopterë mund të qëndrojnë në ajër deri në 2 orë e gjysmë, por me naftë shtesë mund të shkojnë deri në katër orë.
“Helikopterët ‘Black Hawk’ janë më të shpejtët. Ato kanë një autonomi që shkon rreth 2 orë e gjysmë në fluturim me atë shpejtësi që të thashë. Nuk ka një shifër të saktë. Qëndrimi në ajër është i mjaftueshëm për mbulimin e territorit të Shqipërisë. Por na kanë ardhur janë dhe rezervuarët shtesë që vendosen në bord dhe mund të shkojë qëndrimi deri në 3 ose katër orë”, tha ai në Euronews Albania.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.