×
  • Lajme
  • Lajme / Video

    Nënkryetares së Zveçanit i digjen dy lokale, vlera e dëmit është e lartë

    Reporteri
    08 Mars 2024 | 11:34

    Nënkryetares së Komunës së Zveçanit, Natasa Tomaniq i janë djegur dy lokalet e saj.

    Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se rasti është raportuar pas mesnate dhe nga ankuesja është thënë se është bërë qëllimshëm dhe vlera e dëmit është mjaft e lartë.

    “Zveçan 08.03.2024 – 00:45. Ankuesja femër kosovare ka informuar se persona të panjohur i kanë vënë zjarrin butikut të saj, zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Lidhur me rastin ankuesja dyshon se zjarri i është vënë qëllimshëm nga persona të dyshuar. Sipas ankueses, vlera e dëmit është e lartë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

    Ndërkaq zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, tha se këtë e kanë bërë banditët, sipas tij në përpjekje për t’i frikësuar serbët e çliruar nga Lista Serbe.

    “Banditët ia dogjën dy lokalet e saj zv.kryetarës së Kom. Zveçanit, znj. Natasa Tomanic, në përpjekjen e kotë për t’i frikësuar serbët e çliruar nga thundra e terroristëve të Listës Serbe”, shkroi ai.

    “Kjo vie një muaj pas bllokimit të paligjshëm të biznesit të familjes së zv.kryetares së Mitrovicës Veriore znj. Katarina Adzanćić nga regjimi i Vučićit dhe dy muaj pas djegies së veturës së kryesuesit të Kuvendit Komunal të Leposaviqit, z. Gorski Burić”, shkoi Vokrri, teksa publikoi edhe pamjet.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!