ënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ali Berisha, ka thënë se në Kosovë nuk ka vakum institucional, derisa ka shprehur bindjen se në vend do të ketë zgjedhje të reja.
Ai ka thënë se askush nuk duhet të frikohet nga zgjedhjet.
“Në Kosovë nuk do të ketë vakum institucional dhe as anarki. Funksionimi dhe stabiliteti i shtetit nuk janë dëshira interpretimesh personale”, ka pohuar ai.
Berisha ka thënë të gjithë duhet t’i nënshtrohen vendimit të sovranit.
“Zgjedhjeve nuk ka arsye t’iu trembet askush. Të gjithë që kërkuan zgjedhje, tashmë i kanë para vetes. Zgjedhje do të ketë. Të gjithë duhet t’i nënshtrohemi vendimit të sovranit (popullit)”, ka thënë Berisha.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.