Nënkryetari i AAK-së, aktualisht ministër i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, ka thënë se pazaret personale të Lëvizjes Vetëvendosje (LV) dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) janë duke e penguar arritjen e marrëveshjes për krijimin e institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e 6 tetorit.
Ai ka thënë se këto interesa të këtyre dy subjekteve politike mund ta çojnë vendin në zgjedhje të reja.
“Është e pakuptimtë që dy subjektet politike që kanë fituar zgjedhjet, pra subjekti i parë dhe i dytë, të mos kenë marrëveshje ende për t’i krijuar institucionet. Ne po presim që në ditët e ardhshme ata të pajtohen dhe t’i krijojnë institucionet, mirëpo po e shoh se midis dy subjekteve politike po dominon pazari i individëve të caktuar se si mund të rreshtohen në pozita të larta shtetërore dhe jo që të angazhohen për të punuar në të mirën e qytetarëve të vendit”, ka thënë Lekaj për Epoka e Re.
Sipas Lekajt, një gjë e tillë do të ishte dëshpëruese për qytetarët.
Ai ka ftuar LV-në dhe LDK-në ta shikojnë interesin kombëtar dhe të heqin dorë nga interesat e ngushta partiake dhe t’i formojnë institucionet e reja.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.