×
  • Lajme
  • Lajme

    Nënkryetari i Artanës konfirmon vdekjen e dy minatorëve

    Reporteri
    02 Qershor 2020 | 12:44

    Në një minierë në Artanë ka pasur shembje dheu, ku fatkeqësisht kanë vdekur dy persona.


    Lajmin për Reporterin e ka konfirmuar Bajrush Ymeri, nënkryetar i Artanës.

    “Ka ndodhë një shembje në galerinë kryesore, i ka zënë dy minatorë të cilët kanë humbur jetën. Kanë qenë edhe mbi 20 minatorë brenda, por ata kanë arritur të dalin dhe janë mirë”, ka deklaruar Ymeri për Reporteri.net.

    Ai ka bërë të ditur edhe nga vijnë miniatorët që kanë vdekur dhe moshën e tyre.

    “Njëri është nga komuna jonë, pra e Artanës dhe tjetri dyshohet se është nga Lipjani. Njëri është 50 vjeçar kurse tjetri 53”, ka deklaruar Ymeri.

    Edhe u.d. i kryeshefit Ekzekutiv të Trepçës, Hysen Vrajolli ka konfirmuar për Express se dyshohet për dy të vdekur.

    Vrajolli thotë se bëhet fjalë për një inxhinier dhe një xehetar.

    “Është shembë dheu, të konfirmuar janë dy të vdekur tjerë nuk ka të ngujuar, sipas informacioneve që kemi jemi duke shkuar në vend të ngjarjes, tjerë të ngujuar nuk ka. Një inxhinier dhe një xehetar.”, ka thënë ai. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!