Reagime të shumta ka ngjallur reagimi i të Dërguarit Special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell i cili gjatë natës së mbrëmshme përgënjeshtroi deklaratën e Zyrës së Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në të cilën thuhej se ai është marrë vesh në një bisedë telefonike me Grenellin që ndihma nga SHBA-ja nuk do të ndalet dhe se bashkëpunimi do të vazhdojë.
Lidhur me këtë deklaratë të Grenell ka reaguar ashpër Nënkryetari i Konferencës së Sigurisë në Munih, Boris Ruge, shkruan Reporteri.net.
Ruge i ka replikuar Grenellit në Twitter, duke thënë se qëndrimi i Administratës së Trump duket i jashtëzakonshëm për të bërë presion vetëm nga njëra anë. Ai i ka kërkuar Grenell të mos i fshehë detajet e bisedimeve të Amerikës, Kosovës e Serbisë.
“Mos i fsheh detajet e bisedimeve të Amerikës, Kosovës dhe Serbisë. Qëndrimi i administratës duket i jashtëzakonshëm për të bërë presion vetëm nga njëra anë. Pozicioni i BE-së është i ndryshëm, ne e mirëpresim Albin Kurtin për hapin e parë. Ku po qëndron BE-ja dhe Gjermania tani?”, ka qenë reagimi i Ruge ndaj Grenell.
Not privy to the details of #US #Kosova #Serbia talks. But on the face of it the administration's stance seems remarkable for putting pressure on one side only. The #EU position was different, welcoming @albinkurti|s approach as a 1st step. Where do EU & #Germany stand now? pic.twitter.com/amsIQv1Q9E
— Boris Ruge (@RugeBoris) March 5, 2020
Ndaj deklaratave të Grenell kanë reaguar sot edhe nga Zyra e Kryeministrit. Këshilltari politik i Kurtit ka thënë se Grenell po përdoret për luftën e brendshme politike në Kosovë nga ata që i humbën zgjedhjet dhe tash u janë cenuar interesat nga vendimet e Qeverisë Kurti. /Reporteri.net