Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri në një intervistë për Reporterin ka thënë se Albin Kurti ka humbur një shans historik për një partneritet me LDK-në dhe për të përfunduar disa procese të renda në Kosovës, siç është edhe raporti me Serbinë.
Haziri ka thënë se nuk kanë gabuar që kanë lidhur një marrëveshje qeverisës me LDK-në, pasi kanë besuar në program dhe qeverisjen jo vetëm për katër vjet, por më shumë se aq.
“Është humbje e shansës, mendoj që humbje historike e rastit nga zoti Kurti, dhe jo vetëm pse e ka humb një partner si LDK-ja, po e ka humbë një mundësi të madhe që me i mbyllë disa procese shume të vjetra dhe shumë të rana që janë ba në Kosovë, siç është raporti me sllavet e jugut, drejtpërdrejtë tash na bjen me Serbinë si shteti i parë fqinjë, fqinji verior si shtet, mbyllja e kësaj kaptine – rregullimi i raporteve të shqiptarëve dhe serbëve në Ballkan. Tërheqja nga hapi i madh i marrëveshjes për qeverisjen LDK – vetëvendosje ka qenë hap i madh por zoti Kurti mandej ka vendos me i ba edhe dy hapa mbrapa dhe me e kthye gjendjen këtu ku është sot. Me vjen keq por është në krejt në përgjegjësinë e të parit të Qeverisë dhe liderit të Vendosjes mënyrën se si e ndërton stabilitetin qeverisës, se si e mban stabilitetin qeverisës, se si e zbaton programin qeverisës dhe detyrat që dalin prej saj. Ai nuk arriti me e majtë dhe rujtë këtë stabilitet që në ja dhamë me besim me 2 shkurt”, ka deklaruar Haziri në këtë intervistë për Reporteri.net.
Haziri ka thënë se LDK nuk e ka tradhtuar VV-në e në këtë pikë kundërshtoi tërheqjet e paraleleve mes tyre dhe PDK-së. Sipas tyre, LDK ka paralajmëruar në disa forma VV-në se do ta mbështeste mocionin.
“Nuk kanë të drejtë se ne për mocion i kemi tregu. Ne i kemi dergu letër, i kemi thanë nëse nuk përmirësohet ky raport i parë, edhe raporti i dytë në raport me ne, ne do të organizojmë mocion mosbesimi ose tërhiqemi nga qeveria. Ne e kemi ba me dije një javë më herët. Gjithçka ka qenë në proces të komunikimit në mes të dy palëve. Ka pasë edhe angazhime tjera që zoti Kurti me e tërheq vendimin ndaj Agim Veliut me moratorium, dhe me e rishiku çështjen e reciprocitetit dhe dialogut me Serbinë, por kjo nuk ka ndodhë dhe LDK mandej ka qenë në këndin e vdekur politik, është dashtë me vepru. Pse nuk mund të jetë tradhti, se ne e kemi ba të qartë edhe me shkrim, edhe me qëndrim edhe me takim. PDK neve në 12 të natës na ka thanë ne ju mbajmë, ne nuk votojmë kundër qeverisë, nuk votojmë me ju rrezua. Në 8 e 30 në mëngjes kanë ftu takim, kanë thanë a mujmë me bisedu edhe njëherë me e përballu këtë situatë se nuk i kemi deputetët në menaxhim, nuk po mujna me i kontrollu, deputetët mujnë me votu qysh donë. Kjo është mosbesim, pabesi politike mandej”, ka thënë Haziri. /Reporteri/.