×
  • Lajme
  • Lajme

    Nënkryetari i LDK-së: Anton Quni nuk mund të bëjë propozime në emër të partisë

    Reporteri
    25 Mars 2020 | 17:16

    Nënkryetari i LDK-së, Agim Veli, ka deklaruar se Ministri Anton Quni nuk është i autorizuar që t’i ofrojë mundësi Kryeministrit Kurti në emër të LDK-së.


    Sipas Veliut, shkarkimi i të cilit nga pozita e Ministrit të Brendshëm, u bë shkak i inicimit të mocionit për rrëzimin e Qeverisë, Qeveria e Albin Kurtit duhet shkarkuar pasi thotë se është e rrezikshme për vendin.

    Këto deklarime ish-ministri Veliu i ka bërë në emisionin ‘Frontal’ në T7, shkruan Reporteri.net.

    “Anton Quni nuk ka pas kurrfarë autorizimi që të ofroj diçka të tillë. Nuk është qëndrim i LDK’së, dhe ne s’kemi diskutuar asnjëherë”, tha ai.

    “Afati ka qenë dhe nuk është respektu. Nuk duhet të ketë kthim prapa. Gjatë debatit u pa që s’është problem Agim Veliu, por problemet janë më të thella, dhe qytetarët e meritojnë një qeveri tjetër dhe jo një qeveri antiamerikane”.

    “Unë pres që të votohet rrëzimi i Qeverisë”, ka potencuar Veliu.

    Ndryshe, Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni në fjalën e tij në seancën e mocionit të mosbesimit e ka lutur kryeministrin Kurti që të ndryshojë mendje lidhur me shkarkimin e Agim Veliut brenda një ore pauzë në mënyrë që të mos rrëzohet qeveria.

    Anton Quni ka thënë se nëse Kryeministri Kurti e rivlerëson edhe njëherë kërkesën e kryetarit Mustafa për kthimin e Agim Veliut në detyrë atëherë ai do të bisedojë me deputetët dhe kryetarin e LDK-së, për tërheqjen e mocionit. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!