Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri e ka konfirmuar se lideri i kësaj partie, Lumir Abdixhiku është takuar javëve të fundit me Memli Krasniqi e Bedri Hamzën e PDK-së dhe Ramush Haradinajn e AAK-së.
Por, ai tha se nga kjo parti nuk ka pasur ndonjë bisedë apo takim me Lëvizjen Vetëvendosje.
“Asnjëherë nuk ka biseduar me VV këto javët e fundit, ka iniciativë me partitë politike tjera që vinë nga opozita dhe ajo iniciativë ka shkaktuar takime, me Hamzën, Memli Krasniqin, Ramush Haradinaj”. tha Haziri në RTV21.
Ai po ashtu tha se LDK është e interesuar për të udhëhequr qeverinë. Sipas tij LDK do ta ruajë qeverinë stabile.
“Sonte po ju themi njëjtë që e kemi konfirmuar që atë që i kemi thënë qytetarëve tonë, ne jemi të interesuar për të udhëhequr qeverinë, nëse ne nuk na kemi thënë besimin ne nuk jemi në pozitë me ndërruar tani qëndrimin me thënë që ne kemi hyrë me këtë zotim politik por tani ky rezultat po na zhvendosë në qëndrime të reja. Ne kemi konfirmuar qëndrimin e njëjtë, ne e ruajmë qeverinë stabile se programi jonë ka qenë ambiciozë por i bazuar”, tha Haziri.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.