×
  • Lajme
  • Lajme

    Nënkryetari i Malishevës: Qe 25 ditë nuk i kam parë fëmijët e mi

    Reporteri
    08 Prill 2020 | 19:21

    Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, ka folur për situatën në këtë komunë, aktualisht më e prekura në Kosovë nga koronavirusi.


    Berisha ka bërë të ditur se se presin sonte që të dalin rezultatet e 14 personave për t’u konfirmuar se ata janë shëruar në Koronavirusi.

    Ai ka treguar edhe për sfidat personale me të cilat po përballen ata që punojnë në menaxhimin e situatës në Malishevë, shkruan Reporteri.net.

    “Nuk kemi personale asgjë me Kurtin, kemi kërkuar furnizimin me pajisje mjekësore. Mirëpresim vizitën e Kurtit dhe kemi mirëpritur vizitën e Sveçlës. Nuk nënçmojmë asnjë institucion apo përfaqësues politikë. Duhet të tejkalohen kornizat politike. Prej 25 ditë nuk i kam parë fëmijët e mi, unë dhe të gjithë drejtorët”, ka thënë ai në Info Magazinë.

    Berisha ka thënë se mirëpresin vizitën e Kurtit, të paralajmëruar për nesër. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!