×
  • Lajme
  • Lajme

    Nënkryetari i PDK-së: Isa Mustafa është faktor, Avdullah Hoti nuk ka pavarësi në vendimmarrje

    Reporteri
    19 Tetor 2020 | 17:52

    Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj, thotë se kryeministri Hoti nuk ka pavarësi në vendimmarrje.


    Këtrë koment e ka dhënë në emisionin “Frontal” në T7, teksa flet për shkarkimin e dejtorit të Policisë, ATK-së dhe Doganës.

    Sipas tij, kryeministri Hoti nuk e anashkalon nga vendimmarrja kryetarin e partisë Isa Mustafën.

    “Mustafa është një faktor që Hoti nuk mund ta anashkalojë në vendimmarrje, edhe pse kjo nuk do të duhej të ndodhte. Do të duhej të kishte pavarësi në vendimmarrje e këtë nuk po e shohim”, tha Totaj, transmeton Gazeta Express.

    Ndërsa, sa i përket shkarkimit të drejtorit të ATK-së, Totaj tha “për fat të keq kemi të bëjmë me një histori të ndërhyrjeve politike të LDK-së në ATK”, tha ndër të tjera ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!