×
  • Lajme
  • Lajme

    Nënkryetarja e komunës së Prishtinës insiston: Sunny Hill duhet të mbahet në Prishtinë

    Reporteri
    14 Qershor 2022 | 19:07

    Nënkryetarja e Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, ka këmbëngulur se Festivali “Sunny Hill” duhet të mbahet në Prishtinë.

    Festivali “Sunny Hill”, që ishte planifikuar të mbahet në Prishtinë, ka dështuar. Kjo ka ndodhur pasi Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal nuk i ka kthyer përgjigje definitive organizatorëve duke u vonuar në përgjigje.

    Ndërkohë, nënkryetarja e komunës së Prishtinë, komunë e cila ka ndarë tokën prej 17 hektarëve për 99 vite, insiston se lokacioni i festivalit nuk duhet të lëvizet.

    “Sunny Hill Festival duhet të mbahet në Prishtinë. Shtëpia e Duas është Prishtina. Prishtina e ka hapë zemrën për Duan. Çfarëdo aventure tjetër politike është e papranueshme. #SunnyHillNëPrishtinë”, shkroi ajo në Facebook.

    Postimi i plotë:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!