×
  • Lajme
  • Lajme

    Nënkryetarja e LDK-së kritikon Kurtin: Absurde që në kohë krizash të merreni me punët e brendshme të Shqipërisë

    Reporteri
    10 Prill 2021 | 20:19

    Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Mjekiqi, e ka quajtur absurditet dhe veprim të paprecedent përkrahjen që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po e tregon ndaj tre kandidatëve të pavarur për deputetë në Shqipëri.


    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Mjekiqi e ka kritikuar Kurti duke thënë se në kohë krize ekonomike, sociale e pandemike, në vend se të dalë me një strategji për tejkalimin e situatës, kryeministri merret me çështjet e brendshme të Shqipërisë, shkruan Reporteri.net.

    “Absurditet e veprim i paprecedent”, ka shkruar Mjekiqi në rrjetin social Facebook.

    Kujtojmë se më 25 prill do të mbahen zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, ku për herë të parë merr pjesë edhe Lëvizja Vetëvendosje.

    Bojken Abazi  për Qarkun e Tiranës dhe Iliaz Shehu për Qarkun e Lezhës, do të jenë dy kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

    Nga zyrtarët e VV-së në Kosovë vazhdimisht bëhet thirrje tek qytetarët e Shqipërisë që t’i votojnë dy kandidatët e tyre në këto zgjedhje.

    Ky është postimi i plotë i Mjekiqit:

    Në kohë krize ekonomike, sociale e të pandemisë në vend se të dalë me një strategji për tejkalimin e kësaj situate, Kryeministri Kurti merret me çështjet e brendshme të Shqipërisë duke favorizuar kandidatë për deputetë! Absurditet e veprim i paprecendent.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!