×
  • Lajme
  • Lajme

    Nënkryetarja e Prishtinës: Prej sot fillon kapitulli i ri për Prishtinën e pastër

    Reporteri
    08 Korrik 2022 | 23:06

    Nënkryetarja e Prishtinës nga radhët e PDK-së, Donjeta Sahatçiu, ka thënë se nga sot fillon një kapitull i ri për Prishtinën e pastër.

    Sahatçiu i ka bërë këto komente pas shkarkimit të menaxhmentit të KRM “Pastrimi”.

    “Prej sot fillon kapitulli i ri për Prishtinën e pastër. Fillim i ri me KRM “Pastrimi”. Fillim i ri me menaxhim të ndërmarrjeve publike lokale në Prishtinë. Kështu politika bëhet shembull i mirë për të mirën e përbashkët, vlerën publike. Hapet rrugë për transformim. Prishtina nuk guxon t’jetë në këtë gjendje me menaxhim të mbeturinave as edhe një ditë tjetër. Ecim tutje”, ka shkruar Sahatçiu.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!