Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK-ja nuk kanë së ndaluri duke ngacmuar njëra-tjetrën lidhur me postin e presidentit.
Nënkryetarja e Vetëvendosjes, Fatmire Kollçaku, ka thumbuar LDK-në, me ç’rast i ka kujtuar kësaj partie se ishin ata që e zgjodhën në pozitën e presidentit, shkruan Reporteri.net.
Ajo thotë se nëse nuk zbatohet vullneti qytetarë, do të shkohet në zgjedhje të reja.
Postimi i Kollçakut:
Nuk ka pengesa për zbatim të vullnetit qytetar, konstituim të Kuvendit dhe formim të Qeverisë.
Çfarë po presim?
Mos thuaj Presidentin, atë që vetë e zgjodhët, e i cili pavarësisht gjithash, ende nuk është i gatshëm të japë dorëheqje (apo deri në shkarkim).
P.s
Mos zbatim i vullnetit qytetar do të thotë:
Zgjedhje!
https://www.facebook.com/fatmire.kollcaku/posts/3313613352045229