×
  • Lajme
  • Lajme

    Nënkryetarja e VV-së: Kurti u zhvendos nga banesa për shkaqe sigurie

    Reporteri
    31 Mars 2021 | 7:10

    Pak ditë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti (tani kryeministër) është shpërngulur në një shtëpi në lagjen “Tasligje” në Pristhinë.


    Deputetja nga Lëvizja Vetëvëndosje, Fatmire Mulhaxha Kollçaku, ka thënë se kjo gjë është bërë për shkaqe sigurie.

    E ftuar në Edicionin Special në Klan Kosova, ajo ka thënë se në shumë raste Kurti e ka refuzuar edhe mbrojtjen e afërt, por i është kërkuar që ta ketë sepse tashmë është përfaqësues i shtetit.

    “Në shumë raste Kurti e ka refuzuar edhe mbrojtjen e afërt, por i është thënë se tashmë nuk vendos ai sepse është përfaqësues i shtetit”, ka deklaruar ajo.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!