Nënkreytarja e Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit deputete e kësaj partie, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, po kërkon që vendi të shkojë në zgjedhje të reja.
Ajo thotë se qeverinë aktuale nuk mund ta shpëtojë asnjë zgjerim koalicioni e as pazar politik.
Kollçaku thotë se duhet të flasin qytetarët, pasi i tyre është vendi dhe vendimi.
“Nuk ka zgjerim koalicioni që iu shpëton, as pazar politik që iu nxjerr me fytyrë nga ky terr ku e keni futur vendin. Andaj, zgjedhje! Të flasin qytetarët, se i tyre është vendi dhe i tyre është vendimi”, ka shkruar Kollçaku në Facebook.
VV ka muaj që kërkon zgjedhje, duke e quajtur ilegale qeverinë Hoti.
Kujtojmë se shkuarjen në zgjedhje të reja shumë shpesh kohët e fundit po e përmend edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili nuk po lëshon pe, duke thënë se ose zgjedhjet ai president, ose vendi shkon në zgjedhje të reja. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.