×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Nënkryetarja e VV-së reagon pas fjalëve të fundit të LDK-së

    Reporteri
    21 Janar 2020 | 18:52

    Deklarata e fundit e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa që deri në fund të kësaj jave do të vendoset për koalicionin me VV, nuk i ka pëlqyer as pak nënkryetares së Lëvizjes Vetëvendosje-së, Fatmire Kollçakut.


    Ajo përmes një postimin në faqen e saj zyrtare në “Facebook”, ka reaguar menjëherë pas fjalëve të Isa Mustafës, përcjellë Reporteri.net.

    “Të jesh, apo të mos jesh”, a është kjo me të vërtetë pyetja?, ka shkruar Kollçaku.

    Kujtojmë se ky është reagimi dytë që vjen nga VV-ja pas mbledhjes së Kryesisë së LDK-së, ku po si Kollçaku kishte reaguar edhe anëtari tjetër i VV-së, Haki Abazi, pasi u konstatua se kjo parti ende nuk pajtohet me kërkesat e Vetëvendosjes./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!