×
  • Lajme
  • Lajme / Elizabeth Allen

    Nënsekretarja amerikane: Asociacioni hap kryesor për udhëtimin euroatlantik të Kosovës

    Reporteri
    19 Maj 2024 | 10:55

    Nënsekretarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen në konferencën për media ka thënë se me presidenten Vjosa Osmani kanë diskutuar për një sërë çështjes, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Allen theksoi se në takim është biseduar edhe për rrugëtimin euroatlantik të Kosovës, derisa përmendi edhe Asociacionin.

    Diplomatja amerikane tha se ShBA-ja mbështet trajtektoren e kosovës drejt institucioneve euroatlantike.

    “Me presidenten Osmani patëm një bisedë produktive rreth dezinformimit, politikëbërjes, mbështetje për shoqërinë civile dhe angazhimin shumëpalësh. Biseduam edhe për çështjet kritike të rrugëtimit euroatlantik të Kosovës. Mbështetsim trajtektoren e Kosovës drejt institucioneve euroatlantike përmes bashkëpunimit të ngushtë. Diskutuam për hapat kryesor, për udhëtimin e Kosovës euroatlantik përmes Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Diskutuam edhe për rini, trajnime, edukim për të siguruar të ardhme të ndritur për Kosovën.

    “Biseduam për përkushtimin tonë për ta luftuar manipulimin e informacioneve, është problem në rritje. Ky memorandum tregon përkushtimin e ShBA-së dhe Kosovës për të zhvilluar një çasje të përbashkët”

    “Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të përkushtuara ndaj popullit të Kosovës, si gjithmonë”, shtoi ajo, derisa ka falenderuar sërish Osmanin për marrëveshjen e nënshkruar për luftimint e manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!