×
  • Lajme
  • Lajme / Dialogu

    “Nënshkrim të marrëveshjes, tërheqja e letrës e dorëzimi i Radoiçiqit”, Kurti me kërkesat e vjetra në takimin e parë me emisarin e ri

    Reporteri
    14 Shkurt 2025 | 14:17

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Konferencën e Sigurisë në Mynih, është takuar me Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sørensen.

    Në këtë takim të parë ndërmjet tyre, kryeministri Kurti dhe Sorensen diskutuan për dialogun me Serbinë dhe rëndësinë e zbatimit të plotë të Marrëveshjes Bazike të Brukselit, të vitit 2023 dhe aneksit të saj.

    Siç njofton ZKM, Kurti në takim tha se kjo marrëveshje po vazhdon të shkelet e të mos respektohet nga Serbia.

    Kurti po ashtu ka potencuar se për të ecur përpara, nevojitet nënshkrimi i marrëveshjes, tërheqja e letrës së ish-kryeministres Bërnabiq dhe dorëzimi i kryeterroristit Millan Radoiçiq, për të cilin tashmë ka aktakuzë 160 faqëshe nga Prokuroria e Republikës së Kosovës.

    Kryeministri Kurti tha se është absurde që Presidenti i Serbisë ia imponon dorëheqjen kryeministrit të Serbisë, Millosh Vuçeviq, por nuk e dorëzon Radoiçiqin, njofton ZKM.

    “Sa i përket raporteve me Serbinë, kryeministri theksoi rëndësinë e zbatimit të plotë të Marrëveshjes Bazike të Brukselit të vitit 2023 dhe aneksit të saj. Në të njëjtën kohë, ai tha se kjo marrëveshje po vazhdon të shkelet e të mos respektohet nga Serbia, e cila gjithashtu refuzon nënshkrimin e saj dhe përmes letrës së ish-kryeministres Bërnabiq, praktikisht Serbia është tërhequr nga marrëveshja. Për të ecur përpara nevojitet nënshkrimi i marrëveshjes, tërheqja e letrës së ish-kryeministres Bërnabiq dhe dorëzimi i kryeterroristit Millan Radoiçiq, për të cilin tashmë ka aktakuzë 160 faqëshe nga Prokuroria e Republikës së Kosovës.

    Kryeministri Kurti tha se është absurde që Presidenti i Serbisë ia imponon dorëheqjen kryeministrit të Serbisë, Millosh Vuçeviq, por nuk e dorëzon Radoiçiqin”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

    Në Mynih me Sorensenin gjatë ditës së sotme është takuar edhe presidentja, Vjosa Osmani

    Osmani ka thënë se me Sorensenin diskutuan mbi zhvillimet e fundit në vend dhe pritëshmëritë nga dialogu i Brukselit, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Presidentja ka siguruar se Kosova do të vazhdojë të punojë me aleatët që procesi i dialogut të përmbyllet me njohje të ndërsjellë dhe mbrojtjen e sovranitetit, kushtetutshmërisë dhe integritetit territorial të Republikës./Reporteri.net/

    Osmani takon emisarin Sorensen: Do të punojmë me aleatët që dialogu Kosovë-Serbi të përmbyllet me njohje të ndërsjellë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!