Në mesnatën e 19 shtatorit, afati kohor për dorëzimin e propozimit të mandatarin të ri për formimin e qeverisë së 44’të të Malit të Zi te Presidenti Millo Gjukanoviç – skadoi, raporton gazeta online Reporteri.net.
Lideri i Nova-s dhe funksionari i Fronit Demokratik, Andrija Mandiç, informoi këtë pasdite Presidentin Millo Gjukanoviç se shumica e vjetër/re parlamentare propozoi Midorag Lekiçin për mandatar të formimit të qeverisë së re.
Kjo u bë në mënyrë joformale, përmes një letre ku thuhet se fituesit e zgjedhjeve të 20 gushtit 2020 kanë arritur pajtueshmëri për formimin e qeverisë dhe presidentit iu drejtuan me “presim efikasitet nga ana juaj”.
Përveç kësaj letre, siç mëson portali malazez i lajmeve “AntenaM.net”, nënshkrimet e partive propozuese për Lekiçin mandatar nuk kanë arritur te presidenti as sot.
Arsyeja, siç thotë AntenaM, që nënshkrimet nuk kanë shkuar në Presidencë kanë të bëjnë me faktin se vetëm 32 nënshkrime “janë grumbulluar”, dhe se pesë nënshkrimet e SNP-së, tri të URA-s dhe një e Civis, “mungojnë”.
Se çfarë fati e pret këtë ngatërresë politike, mbase mund të bëhet e ditur nesër, thotë media malazeze.
“Çfarë u bë e qartë sonte, është se, në pritje lëvizjes së Gjukanoviçit, Demokratët bënë me gisht ka URA, përkatësisht kryeministrit në mandatit teknik Dritan Abazoviç, për të cilin thanë se ‘po bën blof në mënyrë klasike’”, shkruan mediumi malazez./Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.