×
  • Lajme
  • Lajme / Dokument

    Nënshkruhet kontrata 2.2 milionëshe për hartimin e projektit për ndërtimin e digës së Pollatës

    Reporteri
    24 Janar 2025 | 9:32

    Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, që udhëhiqet nga Liburn Aliu, ka dhënë tenderin 2.2 milionësh për hartimin e projektit kryesor për ndërtimin e digës së Pollatës në Podujevë.

    Me kontratë është shpërblyer konsorciumi “Infra-Plus SH.P.K; ES PROJE Muhendislik Musavirlik Ltd.Sti; CEMA ENGINEERING AND PROJECT INC”, shkruan Reporteri.net.

    Vlera e përgjigjthme e kontatës është 2 milionë e 225 mijë euro.

    Kontrata është nënshkruar më 20 dhjetor të vitit të kaluar, teksa kohëzgjatja e saj është për 16 muaj.

    Ndryshe, në dhjetor të vitit të kaluar, Makfirete Dibrani, udhëheqëse e Divizionit për Menaxhimin e Resurseve Ujore në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) njëkohësisht edhe sinjalizuese për keqpërdorimet në këtë dikaster, bëri një sinjalizim publik për Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, duke thënë se projektet në sektorin e ujërave janë keqpërdorur.

    Ajo specifikoi pikërisht projektet për digat, ku tha se po kushtojnë nëntë herë më shtrenjtë se në Kroaci.

    “Fjala është për projektet në sektorin e ujërave duke filluar nga rregullimi, pastrimi i shtretërve deri te projektet kapitale që është projekti kryesor i dy digave, të cilat janë ndarë në kohën e fundit dhe me dy projekte janë diku 4 milionë e 500 mijë dhe nëse bëjmë një krahasim me vendet e rajonit për shembull me Kroacinë jemi diku 9 herë më të shtrenjtë se vetë Kroacia dhe nëse i krahasojmë standardet Kosovë-Kroaci, sigurisht është shumë e dhimbshme për popullin dhe neve si qytetarë dhe zyrtarë”, kishte deklaruar Dibrani.

    Dibrani bëri kërkesë publike ndaj Prokurorisë Speciale, e cila po trajton rastin për keqpërdorimin e ambalazhuesve të ujit, ta trajtojë këtë çështje.

    Sinjalizuesja e MMPHI-së: 4 milionë e gjysmë u ndanë për projektin për dy digat, 9 herë më shtrenjë se Kroacia

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!