Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se është nënshkruar kontrata për ndërtimin e fazës së dytë të Unazës Qendrore.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Rama ka bërë me dije se punimet do të fillojnë brenda ditësh.
Sipas tij, kjo do të mundësojë që qendra e Prishtinës të shkarkohet dukshëm nga komunikacioni.
“Jemi në një proces të transformimit të kryeqytetit dhe në ditët në vazhdim do të zbulojmë kontratat e tjera të nënshkruara për realizimin e projekteve të mëdha që do ta ndryshojnë për të mirë Prishtinën tonë”, ka shkruar Rama.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.