×
  • Lajme
  • Lajme

    Nënshkruhet kontrata për rindërtimin e rrugës Bishtazhin-Damjan

    Reporteri
    02 Prill 2019 | 14:38

    Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka njoftuar se ka nënshkruar një kontratë për rikonstruktimin e një rruge regjionale në Gjakovë.


    Këtë, ai e ka bërë të ditur përmes faqes së tij në facebook.

    “Sapo nënshkrova kontratën për rikonstruktimin e rrugës regjionale R-112, segmentin Bishtazhin – Damjan me gjatësi 12.6 km. Vazhdojmë me projekte në interes të qytetarëve!”, ka shkruar Ministri Lekaj.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!