×
  • Lajme
  • Sport
  • Lajme / Njofton Kryetari

    Nënshkruhet kontrata për Stadiumin e Gjilanit, Hyseni: Shumë shpejt nisin punimet

    Reporteri
    20 Maj 2025 | 18:40

    Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka njoftuar se është nënshkruar kontrata për stadiumin e këtij qyteti.

    Sipas Hysenit, shumë shpejt do të nisin edhe punimet, shkruan Reporteri.net.

    “Shumë shpejt nisin punimet dhe nis edhe një epokë e re për sportin në Gjilan. Urime të gjithë sportdashësve dhe sportistëve, ky është stadiumi që e kemi meritu prej kohësh! Shpejt, shumë shpejt… shihemi në stadiumin e ri!🏟️”, ka shkruar Hyseni.

    Para një jave, Hyseni tha se projekti do të ndryshohet.

    “Edhe një lajm i mirë, projekti i stadiumit do të ndryshohet, do të mbulohet i tëri e do të bëhet më modern, tashmë është krijuar grupi punues”, njoftoi Hyseni./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!