Është nënshkruar marrëveshja për shërbimet ajrore mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe atij të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Pas takimit, pritet të ketë konferencë për media nga dy kryeministrat.
Abazoviqi po qëndron në Kosovë në një vizitë treditore.
Para takimit me Kurtin, rreth orës 08:15, Abazoviq dhe delegacioni që e shoqëron, janë pritur nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, nga i cili ka pranuar edhe “Çelësin e Prishtinës”.
Abazoviq ka mbërritur në Prishtinë gjatë së enjtes dhe vizitoi objektet fetare e kulturore, përfshi Xhaminë e Çarshisë në Prishtinë si dhe Katedralen Nënë Tereza.
Kryeministri i Malit të Zi gjithashtu takoi edhe ish-presidenten e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.
Në vijim të vizitës së tij, që pritet të mbyllet të shtunën, Abazoviq ka paralajmëruar takim edhe me drejtues të partive politike parlamentare. Ai do të takohet me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku./Gazetar: Venahr Isufi
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.