×
  • Lajme
  • Lajme / Rinovimi

    Nënshkruhet marrëveshja për transformimin e Pallatit të Rinisë

    Reporteri
    08 Prill 2024 | 12:03

    Është nënshkruar marrëveshja për tranfromimin e tërësishëm të Pallatit të Rinisë, ka njoftuar sot ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, përcjell Reporteri.net.

    Në njoftim thuhet se në planin e investimeve parashihen ndërhyrjet për rinovim të sallës së madhe të sportit, hapësirave dhe strukturave ndërlidhese të sportit, sallës së kuqë, amfiteatrit e parkingut nën-tokësor.

    “Sot kemi nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit me Mrika Gashin, kryeshefe e ndërmarrjes publike “Pallati i Rinisë”. Në planin tonë të investimeve parashihen ndërhyrjet për rinovim dhe rivitalizim të sallës së madhe të sportit (salla universale), hapësirave dhe strukturave ndërlidhëse të sportit, sallës së kuqe, ateliesë, amfiteatrit të dytë, atriumit, pllatosë dhe parkingut nën-tokësor”, ka njoftuar ministri Çeku.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!