×
  • Lajme
  • Lajme

    Nënshkruhet memorandumi për regjistrim të automjeteve të aksidentuara

    Reporteri
    21 Qershor 2019 | 14:19

    Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, sot nënshkruan memorandum bashkëpunimi për regjistrim të automjeteve të aksidentuara me vendim të Këshillit për Siguri në Trafikun Rrugor.


    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit do të krijojë një platformë “Web-Servisi” apo “Modul Elektronik On-line”,për realizimin e kësaj marrëveshjeje.

    “Kjo platformë do të shërbejë për evidentimin dhe regjistrimin e automjeteve të involvuara në aksidente rrugore përmes VIN, (fotografive dhe dokumentacioneve tjera të automjeteve); do të kujdeset për ruajtjen, përdorimin dhe administrimin e shënimeve me qëllim që të bëhet kontrolli i plotë i automjeteve të aksidentuara, për rikthim në qarkullim rrugor pas riparimit; do të kujdeset që të ndalojë rikthimin në qarkullim të automjeteve të dëmtuara në aksidente pa e kryer kontrollin e riparimit sipas Ligjit për Automjete”, thuhet në komunikatë.

    Tutje në komunikatë thuhet se Ministria do të kujdeset që këtë platformë ta vë në dispozicion të Departamentit për Regjistrim të Automjeteve në Agjensionin e Regjistrimit Civil të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në mënyrë që sipas tyre të eliminohen mundësitë e shmangies së automjeteve të aksidentuara në trafik.

    “MIT, me anë të këtij memorandumi tregon vendosmërinë e promovimit të sigurisë në rrugë dhe bashkërenditjen e aktiviteteve në sektorin e sigurisë rrugore, si dhe realizimin e qëllimeve të përbashkëta në fushën e sigurisë rrugore”, tha Ministri Lekaj.

    Qalaj, theksoi përkushtimin e policisë për të përmbushur të gjitha obligimet që derivojnë nga ligjet e Republikës së Kosovës, për të krijuar trafik të sigurtë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!