×
  • Lajme
  • Lajme

    Nëntë orë bastisje në shtëpinë e Krasniqit, vazhdon aksioni

    Reporteri
    04 Nëntor 2020 | 14:51

    Janë bërë nëntë orë që kur ka filluar bastisja në shtëpinë e ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi.


    Bastisja në shtëpinë e tij ka filluar qysh në 06:00 dhe po vazhdon ende.

    Avokati i tij, Valon Hasani tashmë ka hyrë brenda shtëpisë së Krasniqit.

    Ndërkaq, lidhur me bastisjet janë deklaruar gruaja e Krasniqit, Sevdije Krasniqi, Qeveria e Kosovës, Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nisma Socialdemokrate etj.

    Një bastisje e tillë është quajtur e panevojshme dhe traumatike për familjen Krasniqi.

     

    Ndryshe, bastisjet në shtëpitë e Krasniqit i ka konfirmuar edhe Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS).

    Operacionet e ZPS-së po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).

     

    Në njoftim thuhet se informacione më të detajuara do të jepen më vonë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!