Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar ndaj intervistës së presidentit Hashim Thaçi, me një gjuhë mjaft të ashpër.
Madje, ai e ka quajtur “president helaq”, duke shtuar më pas se po synojnë që me presion mbi GJykatës Kushtetuese të “rikthehen”, shkruan Reporteri.net.
Madje, Kurti ka thënë se Thaçi po e dëmton imazhin me Amerikën duke e keqpërdorur, sipas tij, si strehë.
Publikimi i plotë i Kurtit:
Regjimi i vjetër po shpurdh nëpër studiot televizive. Ata refuzojnë ta kuptojnë se koha e tyre ka mbaruar. Po orvaten të rikthehen, përmes trysnisë mbi gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese.
Sa herë që ne ua godasim korrupsionin, ata piskasin “Amelika, Amelika! Gleneli, Gleneli!”. Duan ta dëmtojnë imazhin e ShBA-ve në Kosovë, ta keqpërdorin atë si strehë për ultësinë e tyre.
Një popull nuk iu nënshtrua një njeriu. Dhe, e bëri ndryshimin me 6 tetor. As qeveria në detyrë nuk i nënshtrohet këtij Presidenti helaq.
Ditët në vijim përcaktojnë dekadën e tretë të shekullit XXI. Në cilën anë je ti?
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.