Zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka shprehur edhe një herë qëndrimin e LDK-së për taksën. Hoti me një ton të ashpër ka thënë se paralizimi eventual i institucioneve të reja të Kosovës për shkak të kauzave pseudopolitike, siç është tarifa, e shpie në getoizim Kosovën, shkruan Reporteri.net.
Ai ka thënë se LDK nuk do të lejojë getoizimin e Kosovës, sepse kjo i lë hapësirë Serbisë të dëmtojë pozitën tonë ndërkombëtare.
Sipas Hotit agjenda e qeverisë së re mund të ketë sukses vetëm në koordinim me SHBA dhe BE.
Postimi i plotë:
Angazhimi i Serbisë për defaktorizimin e subjektivitetit të Kosovës është sistematik, që tregon se ajo është kundër marrëveshjes për normalizim. Kjo nuk është gjë e re.
I ri është konteksti politik në Kosovës, ku institucione e reja që kanë legjitimitet të plotë qytetarë tani marrin përsipër agjendën e dialogut dhe politikës së jashtme.
Është e qartë se kjo agjendë e qeverisë së re mund të ketë sukses vetëm në koordinim SHBA dhe BE.
Paralizimi eventual i institucioneve të reja të Kosovës karshi këtyre temave për shkak të kauzave pseudopolitike, siç është tarifa, na shpie në getoizim.
Ne nuk do të lejojmë getoizimin e Kosovës, sepse kjo i lë hapësirë Serbisë të dëmtojë pozitën tonë ndërkombëtare.