×
  • Lajme
  • Lajme

    Nëse e keni parë këtë person lajmëroni menjëherë policinë, ka dy javë që ka humbur

    Reporteri
    08 Prill 2024 | 15:10

    Policia e Kosovës, Drejtoria rajonale e policisë në Gjilan po kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e Agron Rifat Halimit nga fshati Bresalc, pasi i njëjti ka dy javë që është larguar nga shtëpia me veturë dhe ende nuk dihet për venndodhjen e tij, shkruan Reporteri.net.

    Komunikata:

    Person në kërkim

    PËRSHKRIMI: PERSON I HUMBUR

    Policia e Kosovës, Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në ligjin për publikimin e imazheve-fotografive dhe shënimeve të tjera të personit të kërkuar dhe në bazë të autorizimit të Prokurorisë Themelore në Gjilan, me qëllim të identifikimit dhe gjetjes së personit, lëshon këtë,

    Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët dhe mediat

    Agron (Rifat) Halimi lindur me 05.12.1981, me adrës banimi në fshatin Bresalc- Komuna Gjilan, është larguar nga shtëpia që nga data 25.03.2024 me veturën Golf V ngjyrë hiri me
    06-810-BL dhe që atëherë nuk dihet vendndodhja e tij.

    Policia Kosovës, Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan kërkon nga qytetarët dhe mediat e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për identitetit apo vendndodhjen e personit në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001.

    Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!