×
  • Lajme
  • Lajme

    Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni policinë

    Reporteri
    20 Dhjetor 2019 | 18:38

    Policia e Kosovës në Rajonin e Pejës, ka kërkuar nga qytetarët që kush do që ka informata për vendndodhjen e të dyshuarit Hysen Dobroshi, nga Peja, që ta njoftojë Policinë, apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.


    Personin të cilin po e kërkonë policia e Kosovës është i dënuar për vepër penale, apo vjedhje e rëndë.

    “Kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Njoftimi i plotë i Policisë:

    Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

    Personi i dënuar me aktgjykimin e plotfuqishëm është:

    HYSEN (Alush ) DOBROSHI i lindur me 18.08.1984 në Pejë.

    I dënuari është i kërkuar për veprën penale:

    1- (një) rast për veprën penale “ Vjedhje e rëndë”

    Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

    Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!