×
  • Lajme
  • Lajme / Bashkëpunimi me qytetarë

    Nëse i shihni këta dy persona, lajmërojeni menjëherë Policinë e Kosovës

    Reporteri
    20 Maj 2024 | 18:44

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të identifikuar dy persona të dyshuar në Prizren, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

    Përmes një komunikate për media, Policia njofton se dy personat që po kërkohen dyshohet se kanë kryer veprën penale ‘Shpërdorim i pasurisë së huaj’.

    Personat kërkohen , për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë se huaj ” e cila ka ndodhe me 19.04.2024 në rrugën “William Woker ”  në Prizren.

    Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave  të kërkuar në foton e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

    Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

    – 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

    – 029  244 -740 –Stacioni Policor  Prizren

    – E-mail adresa: info@kosovopolice.com”, thuhet në njoftimin e Policisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!